Kalo te përmbajtja
Ambient në punim me skelet gipsi dhe izolim në tavan

Shërbimet

Izolim Termik dhe Akustik

Sisteme gipsi me materiale izoluese për më shumë rehati, kursim energjie dhe më pak zhurmë mes ambienteve.

Rreth shërbimit

Me sistemet e gipsit mund të përmirësoni ndjeshëm rehatinë e ambientit. Duke shtuar materiale izoluese brenda mureve dhe tavaneve ulni humbjet e nxehtësisë dhe zhurmën nga jashtë ose mes dhomave.

Zgjedhim materialet dhe trashësinë e izolimit sipas qëllimit, për ngrohje, freskim ose qetësi akustike, dhe i montojmë pa kompromentuar pamjen përfundimtare.

Çfarë përfitoni

  • Më pak zhurmë mes dhomave dhe kateve
  • Temperaturë më e qëndrueshme në ambient
  • Kursim në kostot e ngrohjes dhe freskimit
  • Zgjidhje e pastër, pa ndërhyrje të rënda

Ku e realizojmë

  • Mure ndarëse mes dhomave
  • Tavane nën çati ose mbi ambiente të zhurmshme
  • Zyra dhe salla mbledhjesh
  • Studio dhe ambiente pune

Projektet

Ambiente të ngjashme

Një përzgjedhje ambientesh me tavane dekorative, ndriçim LED, ndarje gipsi dhe përfundime të brendshme.

Krahas punimeve tona, galeria përfshin edhe disa foto ilustruese që paraqesin stilin e punimeve që realizojmë.

Shërbimet

Shërbime të tjera

Nga skeleti metalik te shtresa e fundit e bojës, kujdesemi për çdo fazë të punës që ambienti juaj të duket i pastër, i rregullt dhe modern.

Po Planifikoni një Projekt të Ri?

Na kontaktoni për të diskutuar idenë tuaj dhe për të marrë një ofertë të përshtatur sipas projektit.